Lajmi i Ditës Maqedoni

Tetova “evropiane ” që ua merr bukën të varfërve

Tetova ime prej betoni, që nuk diktohen si vijnë dhe ikin pranverat.Gjelbërim ka vetëm në pjatat e zyrtarëve që kur marrin vendime mund të kenë drekuar diku në një restorant luksi, me pjata që ta risin kolesterolin .Pastaj pa pastruar vetveten dhe ndërgjegjet e tyre ,pa sanksionuar të fortët, marrin vendime të pastrojnë për shembull rrugët nga shitësit e varfër që janë duke perënduar .

Ata ekzekutojnë shpresën e fundit të tyre që mëditjen e sigurojnë të mërdhirë në dimrin e ashpër , veshur aq hollë duke fryrë duart që ti ngrohin .

E njoh njërin prej tyre.Kalimthi më ndali dhe më tha : Ka disa ditë që fëmijët e mij presin tu dërgojë dicka .Gjënë e fundit që pata ma morrën.

Ata që projektuan këtë duan të pastrojnë qytetin e mbytur nga gropat , asfaltin e arrnuar si jeta e atyre shitësve në rrugë , që të zverdhur nga kequshqyerja të paktën kishin dicka të fundit dhe të vetme, por paria e Komunës, ua morri edhe atë.Ua morri në emër të ndryshimit të madh që nis nga njerëzit që janë duke perënduar.Ata njerëz që edhe ashtu janë të mposhtur dhe se kanë rrënuar ata këtë qytet,por kazinotë, bastet, ndërtimet e egra .Një qytet që vetëm pse s’ka ujë dhe i mbytur në mbeturina do të mbulojë dështimet tek shitësit e rrugëve .Gjithmonë viktimat janë të dobëtit .Gabimisht u nis qyteti të “ndryshojë “nga ata fate të varfëra që të paktën bukën e sigurojnë me punën dhe lodhjen e tyre .

Tetova ime prej vitesh po rrënohesh ,prandaj po zbrazesh sepse dikush të do ashtu.Tetova ime e shtrenjtë nuk do bëhesh evropiane vetëm sepse ke marrë bukën e gojës disa hallexhinjve te tregu i qytetit dhe u ke dhënë jetë bossëve .Mundohesh të mbulosh kalbjen përbrenda dhe nuk e justifikon ndryshimin një sanksion arbitrarë ndaj atyre që para një jave kishin cfarë tu dërgojnë dicka fëmijëve të tyre dhe tani edhe atë se kanë më.Atyre që iu vra mundësia e fundit.Atyre që luftonin me skamjen, stinët,të ftohtin dhe tani edhe me urinë .
Po, një ditë edhe ato vende duhet të pastrohen, por ka kaq shumë gjëra që e kanë shkatërruar këtë qytet , ka kaq shumë …

Tetova ime , mbase ata që e menduan këtë ndryshim të madh se kanë ndjerë kurrë se cfarë është të mos hash një racion ushqimi me ditë të tërra.Ata që duan ta ndryshojnë qytetin janë ata që su japin jetë njerëzve të tyre dhe aq më keq ua marrin edhe vaktin e fundit.Po kush e do Tetovën evropiane nëse ti ke nisur ndryshimin tek njerëzit më të nështruar të botës që jetojnë si në geto dhe aq më keq edhe ekzistencën e siguronin në rrugë dhe tani edhe aty nuk janë më .Po ku ka më keq se sa të jetosh rrugëve dhe ku ka më keq kur edhe shpresën më të vogël dikush ta ekzekuton aty .

Related posts

Sheqerinska: Të mos përhapen lajme të rreme për krizën e emigrantëve

Televizioni Koha

Polici Izet Demaj sot do të festonte ditëlindjen e 43-të

admin-tvkoha

Zaevi ftoi Mickoskin, Ahmetin dhe Selën në takim të liderëve

Televizioni Koha

Leave a Comment