25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetova nuk ka rrugica për çiklistë, sportë bëhet jashtë qytetit

Të bëhet çiklizëm në Tetovë është pothuajse e pamundur për shkak të mungesës së rrugicave adekuate dhe turmës në qytet, kështu që rutina ditore çikliste, adhuruesit e këtij sporti dhe rekreacioni më shpesh e kalojnë nëpër rrugica të cilat çojnë drejt fshatrave të Tetovës. Kështu e fillon bisedën dhe përgjigjet çiklisti tetovar Senad Idrizi, në pyetjen se si është të merresh me këtë sport me rastin e 3 qershorit, ditës që Kombet e Bashkuar e shpallën Ditë botërore të biçikletës në shenjë mirënjohjeje për “unikalitetin, jetëgjatësinë dhe gjithanshmërinë duke pasur parasysh se shfrytëzohet tashmë dy shekuj si mjet i pastër dhe ekologjik i qëndrueshëm transporti.

“Nuk ka kushte për vozitje nëpër Tetovë, rrugica e vetme është përgjatë bulevardit Iliria. Në rrugët e tjera, nga automjetet e parkuara as që mund të kalohet. Nuk ka as pjesë të shënuar të korsive në rrugë për biçikleta. Prandaj ne nëpër qytet vozisim duke u udhëhequr nga rregulla e pashkruar se jemi të padukshëm, kështu që duhet të kemi kujdes të mos na goditë ndonjë automjet. Nuk japin përparësi dhe duhet të presim të kalojnë, e më pas të vazhdojmë ne”, thotë sportisti 32-vjeçar.

Që të mbahet kondicioni duhet të trajnohet dhe të kalojë disa dhjetëra kilometra në ditë. Në bazë ditore shkon deri tek ndonjë fshat tetpvar dhe kthehet prapa.

Nga 1 janari deri më tani ka kaluar 6.800 kilometra.

Nga sfidat dëshiron të realizojë vozitje më të gjatë, përkatësisht të kalojë 400 kilometra për një ditë.

Në vitin 2018 së bashku me shokun e tij kaloi 33 ditë në biçikletë deri në Arabinë Saudite, duke kaluar rreth 3600 kilometra. as/ab/

Të fundit