20/04/2024
9.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovë, 78 vjeçarit ia marrin paratë para barnatores

Shtatëdhjetë e tetë vjeçari, banor i një fshati të Tetovës, dje (18-prill) në ora 14:25 në SPB të Tetovës ka raportuar se rreth orës 13.00 para një barnatore në rrugën ,,29- Nëntori“ në Tetovë është takuar nga një person i cili i ka kërkuar një shumë të caktuar denarë, kinse për të blerë ilaçe dhe i njëjti i ka thënë, sipas raportimit, se do t’ia kthejë sapo ta ndërrojë devizën që kishte në automjet. Në vend të kësaj, ai ka hipur në automjet dhe nuk është kthyer, kështu që raportuesi e kishte kuptuar se kishte qenë i mashtruar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Të fundit