19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovë, anesteziologu Dervishi dënohet 1 vjet e tre muaj burg

Me 1 vjet dhe 3 muaj burg është dënuar anesteziologu Valton Dervishi nga Gjinekologjia e Tetovës i cili shpërndau video të drejtpërdrejt (live) në TikTok ku shiheshin pacientë dhe personel mjekësor. Vendimi erdhi pas gjykimit të sotëm në Gjykatën Themelore të Tetovës. Ai e pranoi veprën e kryer dhe për të njëjtën kërkoi falje.

Ky vendim erdhi menjëherë pas seancës së parë gjyqësore e cila u mbajt sot në mëngjes me fillim nga ora 9:30.

Të pranishëm në seancën gjyqësore ishin dëshmitaret Daniella SimjanovskaMeral Rexhepi dhe Luljeta Rexhepi. Ndërsa munguan dëshmitarët Pëllumb Vela dhe Sezgin Dervishi. Mirëpo ata nuk u morën në pyetje pasi Dervishi pranoi veprën.

 

Të fundit