28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovë, asnjë rast me sëmundjen e verdhzës | VIDEO

Në qytetin e Tetovës për dallim nga Shkupi, në tre muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë rast me sëmundjen e verdhzës ose ndryshe njihet hepatiti A. Këtë e thotë për Televizionin Koha infektologu Borçe Zafirovski i cili nënvizon se në mënyrë aktive duhet që të dezinfektohen shkollat dhe të edukohen fëmijët për mbajtjen e higjenës personale ai tha se për dallim nga Hepatiti A, Vaksinim të vazhdueshëm bëhet për hepatitin B

” Në repartin infektologjik pranë spitalit klinik të tetovës nuk kemi regjistruar të sëmurë nga verdhëza ose sic njihet ndryshe nga hepatitis A në 3 muajt e fundit, ndërsa për hepatit B bëhet vaksinimi I rregullt  tek fëmijët nga 2004-ta ” tha Zafirovski, transmeton Televizioni Koha.

Infektollogu Zafirovski bën apel për higjienë, sepse është një infeksion që mund të mer hov të madh me fillimin e procesit mësimorë.

 ” Për Hepatitin A, ajo është sëmundje që vjen nga virusi që bartet nga fekorallno sic e quajm ne në mjeksi ose ndryshe nga papastërtia e duarve atje ku higjena është nën standartet e rregullta dhe në vendet ku nuk është I rregulluar furnizimi me ujë, falë zotit tek ne kemi disa standarte të higjenës, sepse hepatit A nuk është si hepatit B e cila bartet nga mënyra Parenterale që I bije jo nga ushqimi dhe uji por nga gjaku dhe lëngjet trupore, duhet që në mënyrë të rregullt të mbahet higjiena mund të duket pakm banale por duhet të thuhet që cdo herë të lahen duart para dhe pas ushqimin dhe pas cdo prekje nga e cila mund të mbartet ky virus “,  tha Zafirovski, transmeton Televizioni Koha.

Rastet e fundit janë regjistruar në Shutkë. Bëhet fjalë për 8 të prekur nga kjo sëmundje të cilën nuk janë në lidhje familjare. Komuna e Gjorçe Petrovit dhe e Sarajit rezultojnë me më shumë të sëmurë, ndërsa moshat më të prekura janë nxënësit e shkollave fillore. Epidemiologët presin që me fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor verdhëza të merr hov më të madh, ndërsa bëjnë apel deri te autoritetet shkollore që të kenë kujdes me higjienën. Përveç mirëmbajtjes së higjienës personale epidemiologët thonë se masë tjetër preventive është vaksinimi. Nëse dikush ndjen temperaturë, plogështi, dhembje në muskuj dhe të vjella, mjekët rekomandojnë të paraqiten për ndihmë mjekësore. /Tv Koha/

Nevrij Ademi – Tv Koha

 

Të fundit