20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovë, do riaktivizohet Këshilli Lokal për Preventivë

Përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale të Tetovës dhe Kumanovës zhvilluan një takim pune sot në Tetovë për të shkëmbyer praktikat më të mira në parandalimin dhe menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm. Organizatorët e takimit, OJQ-të Instituti Republikan Amerikan dhe Nexus Citizen Concept, theksuan përvojën e suksesshme dhe udhëheqëse të komunës së Kumanovës në aspektin e funksionimit të këshillit lokal për preventivë.

 

Nevrij Ademi -TV KOHA

Takimi është për qëllim që ti tregojmë praktikat pozitive të komunës së Kumanovës në pjesën e këshillit lokal për preventivë për shkak se në komunën tuaj, në Tetovë këshilli lokal për preventivë nuk është ende i vendosur duhet që të jetë më aktiv, dhe ajo që është me rëndësi i këti takimi është që të shihen praktikat pozitive se si funksionon kjo në komunën e Kumanovës që të mund të jetë një model i mirë për të gjitha komunat e tjera ku nuk funksionon ky këshill, roli kryesor i këti këshilli është që ti lidh dhe ti bëj partner me të gjitha institucionet siç janë organizatat joqeveritare por edhe ato ndërkombëtare me qëllim siguri më të madhe të qytetarëve në nivel lokal.

Një gjë që dua ta potencoj është se punojmë edhe në drejtimin e preventimit të radikalizimit e cila shpie deri në ekstremizëm të dhunshëm dhe tani me formimin e grupeve akcionare dhe këshillin lokal për preventivë kjo pikë gjithashtu vihet në rend dite që sëbashku me të gjithë institucionet tjera do të punohet për preventimin e radikalizmit e cila shpie në ekstremizëm të dhunshëm dhe normal që duhet në kohë të intervenohet për këtë çështje tha Afrodita Musliu Drejtor egzekutiv i Nexus Citizen Concept

Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski theksoi se përmes dialogut, diskutimit, duhet të punojmë për të mirën e përgjithshme të të gjithë qytetarëve dhe kështu të arrijmë rezultate më të mëdha.

Është shumë e thjeshtë preventimi vepron në planin e paraparë për mbrojtjen e popullatës nga reziqet potenciale, më mirë është që për një temë të flitet më shum herë se sa të veprosh me materiale represive të cilën e ka vetëm policia, kemi shumë raste kur gurpe të rinjësh dinë të radikalizohen nëpër evente sportive, manifestime, radikalizimin fetar, por edhe hapur dhe në mënyrë aktive flitet dhe punohet në preventivën e shoqërisë sepse në Maqedoni duhet të nxitet tradita dhe karakteri multietnik. Çdo denar i investuar në fushën e parandalimit pas 20 vjetësh kthehet 20 herë më shumë. Është shumë mirë të shpenzosh më pak për fillim dhe më shumë kohë për t’i kushtuar një teme sesa për të gjeneruar një problem, për ta riparuar atë më tej dhe vetë korrigjimi mbetet një pasojë në shoqëri, tha Dimitrievski.

Këshilli Lokal i Tetovës ka kaluar një dekadë duke mbajtur takime të rregullta me të gjitha pjesët e institucioneve, siç janë SIA Tetovë, OSBE dhe të tjerët relevante për këtë proces. E kjo vetëm që shkollat ​​të kenë situata të qëndrueshme. Dhe ky është Një takim i rëndësishëm për dy komuna me selinë e OSBE-së, duke pasur parasysh që rreziqet globale janë serioze dhe duhet të merren masa lokale për të parandaluar ato situata, tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës

Xhemail Ajvazi, një përfaqësues i Komitetit Kombëtar për Menaxhimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit në Qeveri, theksoi se organi nuk është i kufizuar në sektorin qeveritar dhe joqeveritar, por për të gjithë palët e interesuara që mund të kontribuojnë në parandalimin.

Këshilli Lokal për Preventivë është themeluar që në vitin 2002 në komunën e Tetovës, por për arsye ende të panjohura deri më tani ky këshill shumë i rëndësishëm nuk ka funksionuar që nga themelimi./TV KOHA/

Të fundit