28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovë gjithçka gati për pritjen madhështore të presidentes Vjosa Osmani në komunën e Tetovës

Tetova është përgatitur për të pritur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo në kuadër të agjendës së vizitës, sot qëndron në Tetovë, fillimisht takimi me kryetarin e komunës, Bilall Kasami, ndërsa më  pas do të ketë një ligjeratë në Universitetin e Tetovës.
Që në mëngjes në rrugët e Tetovës janë vërejtur forca të shumta të policisë që po pastrojnë rrugët nga veturat e keqparkuara si dhe në marrjen e masave të sigurisë në teren.Një atmosferë festive, flamuj të Kosovës dhe billborde me mbi shkrimin “Mirë se vjen Presidente”.
Para komunës së Tetovës poashtu po bëhen përgaditjet e fundit për të pritur presidenten Osmani.

Të fundit