19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovë: Hapen disa punkte për anketë epidemiologjike

Qyteti i Tetovës deri në këto momente nuk ka asnjë rast me Koronavirus, ndërsa në vetë izolim shtëpiak ndodhen reth 300 persona.

Spitali klinik i Tetovës, Shtëpia e shëndetit, Qendra për shëndet publik, Mjekët Amë dhe institucionet tjera shtetërore funksionojnë bashkë si një trup.

Janë hapur punkte për anketë epidemiologjike në Tetovë, Reçicë të Madhe, Zhelinë, Tearcë, Bogovinë dhe në fshatin Çellopek- Bërvenicë ku ndihmë profesionale mund të kërkojnë të gjithë qytetarët të cilët kanë pasur kontakt me bashkëqytetar të tyre të ardhur nga shtetet e jashtme të prekura me virusin Covid-19, të gjith ata që kanë nevojë për këshilla ose kanë ndonjë simptom që aludon me këtë sëmundje, transmeton Televizioni Koha.

I gjithë personeli mjekësor me epidemiolog është i gatshëm në çdo moment të bëjë edhe vizita shtëpiake nëse ndonjë qytetar ka dyshime se mund të jetë i prekur nga virusi, dhe aty ku do të ketë nevojë do të bëhen edhe testime të cilat më pas do të dërgohen në laboratorin e Institutit për shëndet publik në Shkup.

Televizioni Koha ka kontaktuar drejtorin e spitalit klinik të Tetovës z. Florim Besimi i cili deklaroi se spitali bashkë me Qendren per shëndet publik me drejtor z. Afrim Shehapi dhe Shtëpinë e shëndetit,janë të gatshëm në çdo moment të përballen me këtë sfidë globale. Ata deklarojnë se janë të furnizuar me mjete mbrojtëse si maska, doreza, dhe kapela për personelin mjekësor, dhe apelojnë deri te qytetarët që 24 orë në ditë i kanë në disponim mjekët e tyre amë,për çdo nevojë në lidhje me shëndetin e tyre, përcjell Televizioni Koha.

Iniciativa për të ndihmuar popullatën me këshilla ose me akcione konkrete kanë marrë edhe disa organizata joqeveritare si klubi Rotarian i Tetovës, të cilët në vazhdimësi janë në kontakt me Spitalin Klinik të Tetovës për të dalë në ndihmë në moment kur do të ketë nevojë.

Organizata komunale e kryqit të kuq Tetovë gjithashtu ka hapur një linjë telefonike 044/336-374 ku qytetarët e moshuar, të pafuqishëm dhe personat e vetmuar mund të kërkojnë furnizime si ushqim, mjete higjienike dhe barna.

Vullnetarët e kryqit të kuq një herë në javë konkretisht të premteve nga ora 10:00 deri ora 13:00 do ti vizitojnë këta kategori të njerëzve dhe do të bëjnë distribuimin e kërkesave, harxhimet e furnizimit do të paguhen nga vet personat, njofton Televizioni Koha.

Për çdo informatë lidhur me virusin Covid-19 qytetarët mund të lajmërohen në këto numra:

076/365-163

076/365-120

075/240-464

075/200-839

075/200-339

075/444-124

Të fundit