28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovë, premtohet nga viti 2016, Konvikti Studentor drejt përfundimit (FOTO)

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk japin datë konkrete se kur do të përfundojnë punët për ndërtimin e konviktit studentor në Tetovë, megjithatë, gazetari i Portalb.mk ishte sot në vendin ku ndërtohet dhe verifikoi se punët janë nga fundi. Sipas kontratës, punët duhet të përfundojnë për maksimum 3 muaj. Bëhet fjalë për konvikt studentor me gjithsej 305 shtretër, shkruan Portalb.mk.

Një javë më herët Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 61 kishte ndarë gjithsej 11.200.000 denarë për konviktin studentor në Tetovë i cili është duke u ndërtuar afër Universitetit të Tetovës, gjatë rrugës për në Bërvenicë.

Informojmë se edhe pse në Tetovë ka dy universitete dhe shtatë shkolla të mesme në të cilat vijnë edhe nxënës nga qytete të ndryshme, ky është konvikti i parë studentor publik i cili po ndërtohet aktualisht dhe është drejt përfundimit.

Të fundit