29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovë, rreth 250 biznese rrezikojnë të mbyllen në qoftë se nuk lejohen dasmat, Bexheti optimist: Këtë vit priten më shumë mërgimtarë

Akademiku Abdylmenaf Bexheti, i cili është rektor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, thotë se ka qenë i surprizuar nga shuma e parave që diaspora RMV-së i ka dërguar Maqedoni gjatë pandemisë. Ai është optimist dhe thotë se pret që këtë vit fluksi i parave do të rritet, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Edhe përkundër faktit se vitin e kaluar pritshmëritë nga transferet private të diasporës tanë ishin shumë të ulëta, për shkak se pak kohë qëndruan këtu, në qoftë se shihet në anën financiare ata nuk janë ndalur së dërguari para. Sipas të dhënave të bankës nacionale, vitin e kaluar rreth 1,5 miliard euro kanë hyrë në vend edhe kjo është e ardhura më e lartë e vendit tonë, që e pranoi dhe guvernatori i bankës. Është për të ardhur keq që asgjë nuk bëjmë për ata. Këtë vit, personalisht pres që këto transfere të jenë shumë më të larta dhe të kalojnë 2 miliard euro, për shkak se me lehtësimin e masave nga Kovid-19, nga diaspora mezi presin që të vijnë në vendin e tyre” tha Bexheti.

“Ja për shembull, në kohën e vikendeve të zgjatura në Bashkimin Evropian, u pa se sa njerëz nga diaspora jonë shfrytëzuan atë që të vijnë këtu. Ata qëndrojnë këtu dhjetëra ditë dhe gjatë atyre ditëve e ringjallin tregun. Kjo vërtetoi se rajoni i pollogut është në mënyrë organike i varur nga diaspora dhe për këtë pres që këtë vit të vijnë në numër më të lartë” shtoi Bexheti.

Përderisa akademiku Bexheti është optimist dhe flet për fluks të madh të parave nga ana e diasporës, tregtarët tetovar nuk janë shumë të sigurt për këtë. Ata i brengos fakti se ende nuk është lejuar organizimi i dasmave, prej të cilës një pjesë e madhe e tregtarëve tetovar mbijetojnë. Vitin e kaluar për shkak të pandemisë me Kovid-19 diaspora nuk erdhi, ndërkaq tregtarët tetovar humbën shumë.

“Ende nuk e dimë në qoftë se Bashkimi Evropian do të lejojë mërgimtarët që të vijnë të lirë këtu. Në qoftë se i lejon, kjo do të jetë mirë për ne. Vitin e kaluar nuk kishte ahengje dhe të gjithë, edhe ata, edhe ne këtë vit presim që të lejohen dasmat. Në Tetovë më shumë harxhohet kur ka dasma, gjatë vitit rrallë kush blen. Tregu është i bllokuar tash 18 muaj, tash nuk kemi as 10% të prometit që e kishim para pandemisë” tha një artar në Tetovë.

Mërgimtarët i presin edhe shitësit e teshave për dasma. Vetëm nga pjesa e gjykatës themelore në Tetovë deri në tregun lartë ka rreth 250 butikë të tilla, një pjesë prej tyre nuk arritën të mbijetojnë dhe gjatë kësaj periudhe i vendosën çelësin biznesit, ndërkaq të tjerët shpresojnë që këtë vit do të ketë lehtësim të masave, me këtë do të lejohet edhe organizimi i dasmave.

“Të gjithë këta butikë për veshje nusërie dhe për dasma, dyqanet për këpucë, artarët, për dhurata, të gjithë këta janë të lidhura me dasmat, ndera te ne më shumë bëhen gjatë periudhës së verës kur vijnë mërgimtarët. Ata më së shpeshti te ne martohen, për shkak se këtu i kanë familjarët. Për dasma te ne më së shumti harxhohen para ndërsa këto biznese jetojnë nga kjo. Vitin e kaluar, për shkak të virusit, nuk kishte dasma dhe kjo na goditi neve. Një pjesë e bizneseve u mbyllën sepse nuk kishin asnjë fitim. Një pjesëm qëndruam dhe shpresojmë që këtë vit të lejohet organizimi i dasmave dhe të shpëtojmë. Në qoftë se edhe këtë verë nuk ka dasma, 200-300 biznese në qytet do të mbyllen. Atëherë do të jetë shumë keq për ne” tha një prej pronarëve të një butiku për veshje të nuseve.

Tregu i Epërm në Tetovë këto ditë është e zmbrapsur. Rrallë kush blen, mirëpo të gjithë presin lehtësimin e masave, ardhjen e mërgimtarëve dhe organizimin e dasmave, në mënyrë që të mbijetojë tregu.

Të fundit