Tetovë, rritje e vazhdueshme e të prekurve me Covid-19 – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Tetovë, rritje e vazhdueshme e të prekurve me Covid-19

Me 66 raste aktive, dhe rritja e numrit të të infektuarve çdo ditë, Tetova me rrethinë po shndërrohet vatër e re e koronavirusit. Përkundër rritjes së numrit të të infektuarve, tendenca e të parës së Komunës është lehtësimi i masave duke respektuar rekomandimet.

Përhapja ndodh për arsye të moskujdesit, të mos ruajtjes së distancës sociale dhe të vizitave tek njëri tjetri. Kujdes duhet maksimal, masat janë në liberalizim dhe do vazhdojnë të liberalizohen”-tha Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Përkundër situatës së krijuar, një numër i madh i banorëve edhe më tej nuk i respektojnë masat, lëvizje pa maska dhe grumbullime para Institucioneve.

“Pas Tetovës, renditet komuna e Bogovinës, në të cilën ka prekur nga virusi korona deri në ditën e sotme 47 persona, prej të cilëve gjashtë kanë ndërruar jetë ndërsa 11 janë shëruar. Kreu i komunës së Bogovinës Albon Xhemaili për Alsat u shpreh se nuk janë të nevojshme masa të reja por mjafton që me ngulm të respektohen masat e vendosura nga institucionet e shëndetësisë”/alsat

Related posts

UA dyfishuan pagat,por një pjesë e kirurgëve po vazhdojnë grevën –kanë një kërkesë tjetër

admin-tvkoha

Koalicioni LSDM-BESA, Ali Ahmeti: Është herët për një të tillë

Televizioni Koha

Spitali i Gostivarit ka ndërmarë të gjitha masat për koronavirusin (FOTO)

Televizioni Koha

Leave a Comment