20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovë, shkon në 5 numri i të infektuarëve, Struga edhe me dy raste të reja të prekura nga virusi korona

Nga të dhënat e shpalosura nga Ministria e Shëndetësisë raste të reja ka në Shkup 6, në Veles 3, Strugë 2, Strumicë 1, Dibër 1, Tetovë 1 dhe Gjevgjeli 1, përcjell GazetaExpress nga In7.

Nga të dhënat e shpalosura nga Ministria e Shëndetësisë, në Shkup ka arritur numri në 145, në Dibër 46, në Kumanovë 21, Shtip 14, Prilep 8, Veles 6, Tetovë 5, Strugë 5, Ohër 3, Kavadar 2, Gostivar 1, Gjevgjeli 1 dhe Strumicë 1 një rast i prekur nga virusi korona.

Dy vende të reja testimi, një prej tyre në Çair! Testimet mobile fillojnë javën tjetër!

Po hapen edhe dy pika të tjera testimi në Shkup. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipe informoi se deri në fund të javës, duhet të fillojë sistemi për testime mobile.

“Hapen edhe dy vende testimi në Shkup. Nga nesër në Çair, dhe deri në fund të javës në Mlin Ballkan. Do të jetë në të njëjtin sistem të planifikimit, përmes mjekut të familjes, ne mendojmë se duhet të bëhet një studim epidemiologjik. Numri i testeve do të rritet. Sistemi i testimeve mobile është gati dhe do të fillojë në Shkup në ditët e ardhshme, kryesisht në vendet, familjet, njerëzit që duhet të testohen dhe që duhet ta marrin më shpejt materialin “, tha Filipçe.

Filipçe: Të sëmurët kronikë veçanërisht duhet të jenë të kujdesshëm

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se personat me sëmundje të caktuara kronike janë me rrezik më të madh nga komplikimet tipike për koronavirusin.

“U bëj apel atyre të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe t’i ndjekin në mënyrë të vazhdueshme të gjitha rekomandimet për mbrojtje nga virusi”, thotë ministri i Shëndetësisë.

Personat me sëmundje respiratore, me sëmundje kardiovaskulare, diabet, sëmundje malinje janë pjesë e grupit të rrezikuar

Filipçe: Drejtoresha e Spitalit në Ohër do të shkarkohet

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një dalje para mediave që po ndodh tani, ka lajmëruar se tashmë është përgatitur terreni dhe drejtoresha do të shkarkohet nesër.

FIlipçe theksoi se tashmë është përgatitur terreni dhe drejtoresha do të shkarkohet nesër. Gjithashtu, sipas tij në Spitalin e Ohrit po bëjnë inspektime organet e duhura për t azbardhur rastin sa më parë./GazetaExpress/B.Lika/

Të fundit