18/04/2024
6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovë, sot zyrtarisht u promovua vazhdimi i bulevardit industrial, ka kushtuar 1 milion euro

Bulevardi “Vidoe Smilevski – Bato” apo vazhdimi i bulevardit industrial sot zyrtarisht është promovuar nga kryetarja e komunës së Tetovës, Tetua Arifi dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi. Kjo rrugë ka kushtuar gjithsej 1 milion euro ndërkaq mjetet janë siguruar përmes bankës botërore, Arifi potencoi se qëllimi kryesor është largimi i veturave nga pjesa qendrore e qytetit, shkruan Portalb.mk.

Ky bulevard është një ndër arteriet kryesore të komunikacionit për trafikun e stërngarkuar të Tetovës, i njëjti tash disa muaj ka filluar të shfrytëzohet nga qytetarët edhe pse zyrtarisht nuk ishte lëshuar në funksion deri sot.

Arifi sot theksoi se kjo rrugë do të jetë alternativa më e mirë për makinat të cilat kanë për qëllimin drejtimin për në autostradë për në Gostivar apo Shkup si dhe në drejtimin rrugor për në vendkalimin kufitar në Jazhincë.

“Është ky projekti i vazhdimit të bulevardit industrial, i cili realizohet në disa hape. Koncepti apo ideja kryesore e realizimit të këtij projekti ka të bëje kryesisht me disa aspekte, aspekti i parë, qëllimin kryesorë e ka tërheqjen nga lëvizja të rrugëve dhe të makinave veçanërisht nga pjesët qendrore të qytetit, lidhja dhe dalja në autostradë e më shumë makinave të cilat kanë për qëllim drejtimin e autostradës për Gostivar dhe Shkup si dhe në drejtimin rrugor për në vendkalimin kufitar në Jazhincë” tha kryetarja Arifi sot.

Çfarë përfshihet në këtë projekt?

– Dy korsi qarkullimi me gjërësi 7m dhe gjatësi 671 m
– Trotuare me gjërësi 2.5 m në të dy anët e rrugës
– Një zonë të gjelbër në mes me gjërësi 3 m
– Linjë të re të ujësjellësit me gjatësi 645 m
– Kolektor për ujërat atmosferik me gjatësi 624 m
– Ndriçim LED i rrugës – 26 shtylla me lartësi 12 m të instaluara në zonën e gjelbër të bulevardit
– Ndërtim i rrethrrotullimit dhe rregullim hortikulturor përgjatë bulevardit

 

https://www.facebook.com/watch/?v=208706967442337

Të fundit