25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tetovë, treg humanitar për të prekurit nga tërmetet në Turqi

Sot është dita e tretë e Aksionit të solidaritetit me Turqinë në Shkup,Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Likovë. Në Tetovë tashmë janë dy lokacione ku grumbullohen donacionet edhe atë Para Xhamisë së pashës dhe në Qendrën Tregtare Pallma mall.Ky aksion organizohet nga disa shoqata humanitare.Përmes ushqimeve tradicionale të përgatitura nga aktivistët e këtyre shoqatave, pijeve freskuese dhe librave, këta shoqata dëshirojnë që të ndihmojnë popullatën që ka pësuar nga tërmeti katastrofal në Turqi më 6 shkurt.
Aksione të këtilla solidariteti përmes tregut humanitar organizohen edhe në shumë qytete tjera dhe do të vazhdojnë deri në fundjavë.

Të fundit