19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Teuta Arifi: Rikonstruim i rrugës Goce Dellçev në Tetovë

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arufi ,së bashku me ministrin për transport dhe lidhje Blagoja Boçvarski, Zv/ministrin Bekim Rexhepi, drejtorin e NP Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi si dhe deputetë të Tetovës, vizituan punët ndërtimore të cilat po kryhen për rikonstruimin e rrugës Goce Dellçev në një nga lagjet më të vjetra të Tetovës informon Tetovasot.

Komuan e Tetovës këtë projekt e fitoi në kuadër të thirrjes për rikonstruim të rrugëve në komuan të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, të financuar me mjete të pakthyeshme të Bankës Botërore deklaroi Arifi.

Vlera e projektit është afër 15 milion denarë, do të bëhet asfaltimi i plotë i rrugës në gjatësi 760 metra si dhe ndërtim i shtigjeve për këmbësorë, kurse komuna e Tetovës ka kofinancuar në pjesën e rregullimit të infrastrukturës nëntokësore, rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik, rrjetit të ujësjellësit si dhe vendosjes së ndriçimit publik.

Arifi tha se këtu bëhet fjalë për një lagje dhe pjesë të vjetër të qytetit, në të cilën për shumë vite ka munguar një investim serioz dhe shumë i nevojshëm për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore.Tetovasot

Të fundit