29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Teuta Arifi : Të jemi të kujdesshëm!Ditëve të fundit kemi rritje të numrit të të infektuarve me Coronavirus në Tetovë

Duke pasur parasysh faktin se në vendin tonë ka filluar liberalizimi i masave restriktive kundër Covid 19 dhe ditëve të fundit kemi rritje të numrit të të infektuarve me Coronavirus, duhet të jemi të vetëdijshëm që COVID19 është këtu mes nesh, kurse ne duhet të jemi të kujdesshëm të vëmendshëm duke mbrojtur veten.
Vetëm respektimi i pakushtëzuar i masave mbrojtëse shëndetësore është parakusht për normalizimin e situatës. Duke mos respketuar masat, ne rrezikojmë të kthehemi në kufizime të reja dhe masa të ashpra, që do të kenë përsëri ndikim negativ ekonomik dhe shoqëror.
Bëjmë thirrje për një disiplinë të rreptë dhe kujdes ndaj shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh.
Lani duart vazhdimisht, mbani maska mbrojtëse dhe ruani distancën e rekomanduar fizike.
Shmangni grumbullimet masive dhe nëse keni simptoma të COVID19, paraqituni tek mjeku amë dhe bëni një listë të plotë të personave me të cilët keni qenë në kontakt.
Parandalimi dhe mbrojtja janë arma me të cilën duhet luftuar ky virus.

Të fundit