19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Teuta Arifi: “Tetova jonë është më shumë se vetëm qyteti”

Teuta Arifi
Zhvillimi rural: Tetova jonë është më shumë se vetëm qyteti
Tetova jonë është qyteti, janë fshatrat, janë malet. Ne kemi filluar dhe përfunduar ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve, sistemet e ujërave të zeza dhe mbrojtjen nga përmbyt- jet dhe rrëshqitjet e tokës. Ne kemi rinovuar shkollat nëpër fshatra dhe kemi investuar në furnizimin me ujë. Tani është koha për t’i bërë fshatrat e Tetovës gati për të ardhmen, për të ndërtuar infrastrukturë të gjelbër për një jetesë më të mirë dhe për një turizëm të qëndrueshëm.

Me Parkun Kombëtar të Sharrit ne bëmë një ëndërr të vërtetë – krijuam mje- disin për të mbrojtur si traditën tonë, po ashtu edhe të ardhmen tonë nëpër fshatra. Turizmi i qëndrueshëm do të krijojë vende të reja pune, të ardhura më të mira dhe mundësi të reja jo vetëm në qytet, por edhe nëpër fshatra. Ne do t’i modernizojmë fshatrat pa e dëmtuar karakterin e tyre unik dhe do të investojmë në infrastrukturën moderne, objektet turistike dhe në rinovim.

Me subvencionet për akomodimin turistik do t’i ndihmojmë banorët e fsha- trave që t’i krijojnë bizneset e tyre turistike nëpërmjet krijimit të një marke të ushqimit organik të Malit Sharr, kurse nëpërmjet një programi të veçantë për fermerët do ta nxisim bujqësinë. Me kurse profesionale të organizuar nëpër fshatra ne do të ofrojmë arsimim formal nëpër fshatra në mënyrë që të trajnojmë menaxherët e turizmit, të krijojmë guida turistike dhe të hapim vende të tjera të reja të punës.

Mundësi më të mira, të ardhura më të mira dhe jetë më të mirë në fshatrat e Tetovës – Kjo do të thotë, gjithashtu, një përmirësim i shërbimeve publike në zonat jashtë qytetit. Ne do ta lidhim qytetin me fshatrat nëpërmjet linjave moderne të autobusëve publikë. Ne do të ndërtojmë pika për shërbimet pub- like së bashku me zyrat turistike në fshatra në mënyrë që qytetarët të marrin të gjitha shërbimet publike afër vendit ku jetojnë. Nëpërmjet orëve javore të prezantimit të kryetarit në çdo fshat, me qytetarët do të vendosim kontakt të drejtpërdrejtë dhe personal me kryetarin e komunës.

Përgjatë katër viteve realizuam:
Asfaltimi i rrugës Brodec – Veshallë
Ndërtimin e rrugës së Banjës dhe instalimin e ndriçimit publik
Ndërtimin e vendi për piknik në lokacionin Banja e Tetovës
Asfaltimin e rrugës për në fshatin Sellcë (nga shpati në qendër të fshatit) me gjatësi 1.4 km;
Shtrimin me bekatonë, asfaltimin dhe rindërtimin e rrugës në fshatin Brodec, me gjatësi 700 m;

Rindërtimin dhe rehabilitimin e rrugës lokale Tetovë – Bërvenicë
Ndërrimi e pllakave të bekatonit në rrugën kryesore para shkollës fillore “Përparimi” dhe ndërtimi e një fushe sportive shumëfunksionale në Reçicë të Madhe;
Ndërtimin e sistemit për menaxhimin me ujërat e zeza atmosferike në fshatin Xhepçisht dhe fshatin Saraqinë;
Rregullimin e rrjedhës së ujit në fshatin Shipkovicë, si dhe matjet për minimizimin e rrezikut nga përmbytjet;
Ndërtimin e urës në rrugën Shipkovicë – Brodec; Rindërtimin e rrugës Tetovë – Trebosh;

Projektet e ardhshme:
Vazhdimi i Rrugës së Banjës – Një nga prioritetet tona, për sa i takon pikave rekreative për qytetarët tanë, ka qenë investimi i vazh dueshëm në atë që quhet “Rruga e Banjës”. Me këtë investim në infrastrukturën rrugore, me instalimin e ndriçimit publik dhe vendos jen e kanalizimit fekal dhe atmosferik, tanimë faza tjetër parasheh financimin e vazhdimit të rrugës përmes aplikimit në Agjencisë për Zhvillim Rural.

Shenjëzimi i shtigjeve malore.
Masa konkrete për fshatrat në bashkëpunim me NP Parku KOMBËTAR Sharri.
Rikonstruktim i plotë i rrugës nga Kolltuku deri në fshatin Vicë.
Vendosje të sistemit të kanalizimit për të dy anët e malësisë.

Të fundit