20/04/2024
9.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Thaçi beson në SHBA-ja dhe se Beogradi do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi beson se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit nën ndërmjetësimin e SHBA-s do të sjell njohjen e pavarësisë së Kosovës, e pastaj, siç thotë, edhe deri në demarkacionin e kufirit dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Thaçi, sipas portalit prishtinas Lajmi, ka besim në administratën e presidentit amerikan,00 Donald Tramp.

“Dialogu që udhëheq (Riçard) Grenell dhe administrata e presidentit Tramp do të përfundojë me marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila do të rezultojë në njohje reciproke, e pasuar nga demarkacioni i kufirit me Serbinë”, tha Thaçi.

Fundi i dialogut, sipas Thaçit, do të çojë në anëtarësimin e dy vendeve në Bashkimin Evropian. bs/bsh/

Të fundit