23/04/2024
8.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Thaçi: Do veproj nëse nuk propozohet mandatari | VIDEO

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të marrë veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve. Ai ka kërkuar që sa me shpejtë të bëhet propozimi për mandatarin.Thaçi ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.Ai ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarrin të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor”, shtoi ai, transmeton Televizioni Koha.

Ndërkaq, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se partia e saj nuk do të jetë iniciues për shkarkimin e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit. Ajo tha gazetarëve se është optimiste në arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen për koalicion qeverisës.Dje Vetëvendosje përmes një zarfi ka refuzuar propozimin e LDK-së që t’ia kthejnë kryeparlamentaritn deri në zgjedhjen e presidentit nga LDK-ja dhe ndarjen e ministrive 5 me 5.Më pas kryetari Isa Mustafa tha se këtë letër nuk e konsideron zyrtare. Dy partitë kanë thënë se i kanë bërë ofertat e fundit njëra-tjetrës duke zbehur shpresat për marrëveshje. /Tv Koha/

 

Nevrij Ademi – Tv Koha

 

 

Të fundit