18/04/2024
5.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Thaçi: Të ndiqet shembulli i Turqisë për Ramazan Bajram

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH), Menduh Thaçi tha në konferencën e sotme për shtyp të partisë se Maqedonia e Veriut duhet ta ndjekë shembullin e Turqisë me rastin e Fitër Bajramit. Atje është caktuar të ketë karantinë katërditore dhe rekomandohet festa të kalohet në shtëpi.

“Edhe pse ne si vend nuk jemi pjesë e vendeve shumë të zhvilluara, duhet ta ndjekim mënyrën se si sillen vendet e zhvilluara perëndimore. Nga ana tjetër, si myslimanë, ne duhet t’i ndjekim vendet e zhvilluara që kanë shumicë myslimane, në këtë rast duke e marrë shembull Turqinë. Unë posaçërisht e ndoqa qëndrimin e qeverisë turke dhe rekomandimet e tyre për zvogëlimin e lëvizjes gjatë festës. Ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm, pandeMEDIAL nuk ka kaluar”, tha Thaçi.

Ai theksoi se qytetarët duhet t’i ndjekin rekomandimet e ekspertëve të shëndetit kur bëhet fjalë për festën dhe të qëndrojnë në shtëpi. ls/shk/

Të fundit