24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Thirje të shumta ardhëse nga numra të paidentifikuar nga jashtë

(MIA) – Thirrje ardhëse nga numra të paidentifikuar nga jashtë drejt disa shfrytëzuesve në vend janë regjistruar prej sot në mëngjes. Për thirrjet, qytetarët tregojnë në rrjetet sociale, shprehin shqetësim dhe paralajmërohen mes veti të mos u përgjigjen thirrjeve.

Nga Agjencia për komunikime elektronike (AKE), trup rregullator në sferën e telekomunikimeve, paralajmëruan se së shpejti do të publikojnë kumtesë me udhëzime drejtuar qytetarëve, ndërkaq qëndrim për gjendjen paralajmëruan edhe operatorët telekomunikues.

Thirrje për parandalim të aktiviteteve të këtilla përmes Fejsbukut publikoi ish-deputetja Frosina Remenski, duke cekur se nevojitet përgjigje nga institucionet kompetente që të mos ketë spekulime.

“Që të evitohen çfarëdo lloj dëmesh dhe spekulimesh, ka institucione kompetente të cilat duhet ta parandalojnë këtë. Nuk dëshiroj të besoj se, prapa këtij “masiviteti” fshihet një operacion i targetuar zbulues. Që të mos ketë spekulime nevojitet përgjigje”, kumtoi Remenski në Fejsbuk. ab/

Të fundit