18/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Thirrje dhe SMS falas për në Turqi dhe Siri për të gjithë shfrytëzuesit e Telekom

Si shenjë mbështetjeje për popullin turk dhe sirian, Telekomi i Maqedonisë ka mundësuar biseda dhe sms internacionale falas drejt Turqisë dhe Sirisë për të gjithë përdoruesit e Telekom. Falas do të jenë edhe thirrjet roaming për qytetarët që ndodhen në këto dy vende. Ky vendim hynë në fuqi nga sonte në mesnatë 00:00 deri më 20 shkurt gjithashtu në ora 23:59.

Në këtë mënyrë familjarët e personave të prekur do të mund më lehtë të jenë në kontakt me ta por edhe me personat të cilët gjenden atje për t’u ofruar ndihmë të prekurve.

Qytetarët gjithashtu mund të solidarizohen me të holla duke dërguar sms ose duke thirrë në numrin 143400. 1 SMS është 100 denarë./Zhurnal.mk

Të fundit