20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Tigri”, shqiptarët të diskriminuar për pesë dekada

Dekada e pestë nga themelimi, njësitin special “Tigri” e gjen pa asnjë shqiptar. Komandanti i kësaj njësi, sikurse edhe viteve të kaluara as këtë vit nuk tha asnjë fjalë për nevojën e pjesëtarëve shqiptar brenda kësaj njësie, shkruan Alsat.

“Sot kur jetojmë në kohën e rreziqeve dhe kërcënimeve të përmasave globale, kërkohet përgjigje e shpejtë dhe profesionale. Përvoja e përfituar dhe investimet në personelin kadrovik dhe teknik mbeten prioritet i punës sonë. Për këtë arsye duhet të punojmë dhe plotësojmë njësinë si një nga shtyllat e MPB-së”, tha Mitko Danevski, Komandant i NJSA-së “Tigri”.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski foli për kushtet dhe standardet e njësisë, por jo edhe për konkursin në vijim dhe mungesën e bashkëqytetarëve shqiptarë në këtë elitë.

“Në vazhdimësi të krijojmë parakushte për plotësimin kualitativ të njësitit në të gjitha domenet e punës saj, ndërsa gjeneratat e ardhshme, kolegët tanë t’i arrijnë të arriturat e krijuara si bazë për funksionim, renome dhe para se gjithash besueshmëri”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

As kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk u kujtua për diskriminimin dhjetëra vjeçar etnik të shqiptarëve në njësitin “Tigri”.

“Përfaqësuesit e kësaj njësie janë absolutisht të vetëdijshëm se çfarë emblema mbajnë në uniformat e tyre. Është nderë edhe kënaqësi të jesh pjesëtarë i Njësisë Speciale të Anti-terrorit “Tigri”, kërkon ushtrime pafundësisht të larta dhe specifike përfshi etikë. Të gjithë anëtarët e kësaj njësie i plotësojnë këto standarde”, theksoi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Në ceremoninë e 41 vjetorit të themelimit, nuk mori pjesë asnjë përfaqësues shqiptar i kabinetit Qeveritarë. Njësiti special “Tigri” u themelua në vitin 1981, ndërsa në jubileun e 40 u riemërua në Njësia Speciale e Anti-Terrorit “Tigri”. Aktualisht përfaqësimi i shqiptarëve në këtë njësi është 0%, ndërsa në konkursin e brendshëm trajnues janë paraqitur policë nga të gjitha bashkësitë etnike. Kontrollet dhe provat zbatohen në muajin prill, ndërsa më pas vijon seleksionimi. / Alsat.mk

Të fundit