18/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Titanik” dhe “Fortesa” të PPS-së sot në Gjykatën Penale

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për “Titanik” dhe “Fortesa” të Prokurorisë Publike Speciale.

Lënda “Titanik” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe prezentohen rreth 5.900 dëshmi materiale të propozuara nga PPS.

Përveç ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, në “Titanik” të akuzuar janë Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Birshkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kirill Todorvski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjkan Nakievski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për bashkim kriminel, shkeljen e së drejtës së votimit, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Në “Fortesa 2” i akuzuar i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski si edhe gjashtë të punësuar në DSK. Debati i kaluar u anulua për shkak të aktgjykimit të padorëzuar të Gjykatës Supreme të Greqisë nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut.

Të akuzuarit në rastin “Fortesa 2” gjykohen për falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe për asgjësimin e dokumenteve zyrtare lidhur me përgjimin e paligjshëm. Dokumentet lidhen me dy sistemet e përgjimit ilegal, të cilat sipas PPS-së janë asgjësuar gjatë vitit 2014. shk

Të fundit