16/04/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Todoroviq do të dëshmojë në lëndën”Reket”

Ish kryetari i Komunës Qendër dhe biznesmeni Vladimir Todoroviq është dëshmitari i sotëm i propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit të parë Bojan Jovanovski-Boki 13, i cili duhet të dëshmojë në lëndën gjyqësore “Reket”.

Në seancën e fundit gjyqësore dëshmi të tij kishte avokati Vasil Dimishkov, vëllai i gjykatëses nga procedura paraprake Vesna Dimishkova, që ia përcaktoi masën e paraburgimit Jorgan Kamçevit, i akuzuar në rastin “Perandoria”.

Në ekspozenë e tij dëshmitari Dimishkov theksoi se Zoran Milevski dhe Ana Kamçeva kishin kërkuar nga ai që të përfshihet në ekipin e avokatëve të mbrojtjes së Jordan Kamçevit. Por, pas disa ditëve pasi kishte menduar se mund të keqpërdoret në procedurën e mëtutjeshme gjyqësore, duke e pasur parasysh pozicionin e motrës së tij, ai MIlevskit dhe Kamçevës iu kishte kërkuar shumë më të madhe “me qëllim që t’i heqë qafe”.

Procesi gjyqësor për rastin “Reket” është në fazën e prezantimit të dëshmive verbale nga ana e mbrojtjes. MIA.fc/

Të fundit