18/04/2024
3.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Toksikologjia do të drejtohet nga mjeku i mjekësisë familjare

Genc Selmani, i cili është mjek i mjekësisë familjare, është emëruar në krye të Klinikës së Toksikologjisë, njofton Kanal 5. Selmani është emëruar ushtrues detyre drejtor për gjashtë muajt e ardhshëm, përndryshe ai ka një ordinancë private në mjekësi të përgjithshme. Ndryshe nga drejtorët e mëparshëm të klinikës, Selmani nuk do të menaxhojë me urgjencën interne.

Në një prononcim për Kanal 5, ai mohon se është rezultat i një tregu partiak, pasi ministër i Shëndetësisë është emëruar Fatmir Mexhiti, anëtar i Aleancës për Shqiptarët.

“Koha do të tregojë nëse jam kompetent apo jo”, thotë ai.

Pasi Aleanca për Shqiptarët mori Ministrinë e Shëndetësisë, ndryshuan disa drejtorë të klinikave. Për Selmanin në veçanti, Ministria vetëm thotë se drejtorit të mëparshëm i ka skaduar mandati.

Për emërimin e Selmanit për drejtor të Toksikologjisë, më herët ka reaguar VMRO-DPMNE.

“Drejtori i ri i Klinikës së Toksikologjisë dhe Qendrës Urgjente të Mjekësisë Interne do të jetë mjek i mjekësisë familjare. Ai kurrë nuk ka punuar në spital apo klinikë. A do të jetë pas një gabimi ministror apo mjekësor”, ka shkruar në Twitter kryetari i Komisionit për Shëndetësi të VMRO-DPMNE, Igor Nikollov.

Të fundit