28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Toni Bler: OBSH duhet të jetë më e fuqishme, ndërsa bashkëpunimi global të jetë në nivel më të lartë

Ish kryeministri britanik, Toni Bler ka thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) duhet të jetë më e fuqishme dhe se duhet të ketë bashkëpunim global në luftën kundër koronavirusit të ri.

Bler, i cili drejton Institutin jo fitimprurës për ndryshime globale, beson që OBSH-ja duhej të thjeshtonte burokracinë e saj dhe se vendet anëtare duhet t’i japin organizatës “më shumë peshë”.

Gjatë video konferencë të organizuar nga portali “Politiko” i Brukselit, Bler u bëri thirrje presidentit të SHBA-së Donald Tramp dhe liderëve të Evropës Perëndimore në kohë krize të kundërshtojnë nacionalizmin dhe të përqendrohen në bashkëpunimin praktik në fitores ndaj Kovid-19.

“Përndryshe, është e padrejtë të kritikosh faktin se ka misione të kufizuara të vendosura nga qeveritë kombëtare”, deklaroi Bler, duke aluduar në pretendimet e Trampit se OBSH-ja bashkëpunonte me Kinën për të mbuluar pandeminë.

Bler theksoi se ekziston vetëm një mënyrë afat shkurte për të arritur bashkëpunim global dhe se bashkëpunimi nuk mund të arrihet me vendimin të mos blihet nga Kina.

“Ne duhet ta kuptojmë Kinën nga këndvështrimi kinez, por Kina gjithashtu duhet të jetë partner i parashikueshëm dhe i përgjegjshëm”, deklaroi Bler dhe shtoi se qeveria kineze duhet të marrë seriozisht çështjen për prejardhjen e koronavirusit të ri.

Bler deklaroi që vetëm disa organizata në botë e kishin arritur qëllimin e tyre, duke theksuar se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk ishte përfaqësues i “botës sot”. bs/fab

Të fundit