23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Topi i bejsbollit nënshkruar nga Zelensky do të shitet për të mbledhur para për Ukrainën

Një top bejsbolli i nënshkruar nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në vitin 2019 do të shitet në ankand për të mbledhur para për vendin e shkatërruar nga lufta.

Bejsbolli zyrtar i Rawlings Major League po shitet nga Randy Kaplan, një koleksionist i njohur i topave të nënshkruar nga liderët botërorë, me një pjesë të të ardhurave që shkojnë për përpjekjet për ndihmë nga lufta në Ukrainë, tha drejtuesi i ankandit RR Auction.

Topi pritej të shitet për të paktën 15 mijë dollarë, por oferta kryesore tashmë e ka tejkaluar atë shumë.

Në shënim thuhet: “I nderuar zoti Kaplan, ju lutemi gjeni të bashkangjitur një top bejsbolli, të nënshkruar nga Presidenti i Ukrainës, H.E. Z. Volodymyr Zelensky gjatë vizitës në Nju Jork në shtator 2019”, transmeton Klankosova.tv.

Të fundit