27/05/2022
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tornado në Gjermani, momenti kur shkul kulmet e shtëpive, lëndohen 7 persona

Një tornado e fuqishme ka kaluar nëpër qytetin gjerman Kiel, ku pas vetes la dëme të mëdha materiale dhe shtatë persona të lënduar ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Tornado shkulte kulmet e shtëpisë, i nxirrte varkat nga uji, e në terren dolën ekipe të shumta të policisë dhe zjarrfikësve që ndihmonin qytetarët dhe kontribuonin në pastrimin e qytetit.

Qytetarët kanë publikuar pamje të tornados nëpër rrjete sociale, e kjo nuk është tornadoja e parë që këtë vit goditi këtë rajon të Gjermanisë.

Katër muaj më parë u raportuan mbi 50 shtëpi të dëmtuara. E disa ditë më vonë u raportua për vërshimet në Rajn-Vestfali, nga të cilat humbën jetën afro 200 persona.

Të fundit