Një tornado e fuqishme ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin Seminolë në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Media lokale raportojnë se vorbulla e erës ka shkatërruar ndërtesa të tëra dhe ka mbushur rrugët me mbeturina.
Autoritetet vendosën të mbajnë të mbyllura shkollat, ndërkohë që një tjetër tornado goditi dhe qytetin e Locket në Teksas, shumë pranë kufirit me Oklahomën.
Për momentin nuk raportohen viktima nga tornadoja, por dëmet janë tepër të mëdha.