24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tragjedia në Gjilan, policja vuante nga problemet psikologjike prej 2016

Valdete Bllaca, efektivja e policisë së Kosovës që shoi të gjithë familjen e saj një ditë më parë në Gjilan vuante nga probleme psikologjike dhe për këtë kishte marrë trajtim.

Siç bëhet me dije nga hetimet e policisë, ajo ishte trajtuar në 14 seanca të ndryshme dëgjimore dhe këshilluese nga viti 2016 deri në fund të vitit 2019, ndërsa në klinikën e kontraktuar nga Policia ajo ka mbajtur 6 seanca, ku i është caktuar diagnoza përkatëse dhe terapia nga komisioni mjekësor përkatës.

Gjithashtu i ishte marre dhe arma zyrtare per nje kohe.

“Zyrtarja policore V. B., e cila dyshohet se është përfshirë në rast, ka qenë duke punuar në Stacionin Policor të Gjilanit dhe që nga 07.07.2017 (pas rekomandimit të psikologut të Policisë së Kosovës i është marrë arma zyrtare dhe është caktuar në punë të lehta), ky vendim është rikonfirmuar më pas edhe nga klinika përkatëse pas kontrolleve shëndetësore psikologjike të mbajtura me 16.10.2019 për shkaqe shëndetësore, e njëjta ka qenë me detyra të lehtësuara kryesisht me punë administrative, ku bazuar në rekomandimet dhe procedurat e parapara të njëjtës i ishte marrë arma zyrtare. Në kuadër të Policisë zyrtarja është trajtuar në 14 seanca të ndryshme dëgjimore dhe këshilluese nga viti 2016 deri në fund të vitit 2019, gjersa në klinikën e kontraktuar nga Policia ajo ka mbajtur 6 seanca, ku i është caktuar diagnoza përkatëse dhe i është caktuar terapia adekuate nga komisioni mjekësor përkatës” thuhet në njoftimin e policisë.

Trajtimin e fundit mjekësor psikologjik në klinikë e ka mbajtur me datën 3 tetor të 2019, ku është rekomanduar lirimi i saj nga mbajtja e uniformës, përfshirë edhe armën zyrtare për shkak të gjendjes së saj shëndetësore/psikologjike si dhe i është caktuar terapia përkatëse.

Pasditen e së martës, Valdete Bllaca vrau me armën e shërbimit në banesën e tyre në Gjilan dy prindërit dhe vëllezërit dhe më pas u vetëvra.

Në Gjilan janë duke vazhduar veprimet tjera hetimore, vazhdimi i ekzaminimit të vendit të ngjarjes, identifikimi i dëshmitarëve tjerë të mundshëm, identifikimi dhe tërheqja e video dëshmive si dhe dëshmive tjera të cilat mund të shërbejnë për zbardhjen në detaje të rastit.

Për rastin policia ka urdhëruar pezullimin nga detyra për 72 orë të katyër zyrtarëve policorë, konkretisht komandantin e Stacionit Policor Gjilan, zëvendëskomandantin, shefin e operativës dhe një zyrtar të stafit civil.

Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Policia e Kosovës së bashku me institucionet e drejtësisë dhe të IPK-së, është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së rrethanave dhe motivit që kanë çuar deri te ky rast tragjik.

/Ora News.tv/

Të fundit