28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Trajanov: Fillimisht një ligj për një njësi zgjedhore, pastaj zgjedhjet dhe në fund ndryshime kushtetuese

Fillimisht, ligj për një njësi zgjedhore, pastaj zgjedhje dhe në fund ndryshime kushtetuese, është qëndrimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, sipas të cilit prioritet është ndryshimi i kodit zgjedhor, ndërsa zgjedhjet e parakohshme janë të pranueshme, por vetëm nëse partitë dalin me qëndrim të përcaktuar për ndryshimet kushtetuese.

Trajanov për “TV24” tha se qëndrimi i tij është që fillimisht të miratohen ndryshimet në kodin zgjedhor, me të cilat do të krijohen kushte të barabarta për konkurrencë politike.

“Aty duhen ndryshime rrënjësore, katër parti politike nuk mund të kenë përparësi sistematike në kodin zgjedhor, kohën e reklamimit, fondet e kështu me radhë. Fillimisht, një ligj për një njësi zgjedhore, zgjidhje që do të krijojnë kushte të barabarta për konkurrencë politike, pastaj zgjedhjet, që do të thotë ndryshimi i Kushtetutës do të liheshin pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, tha ai.

Sipas tij, nëse duam që procesi i integrimit evropian të ecë shpejt, fillimisht duhet të mbahen zgjedhjet.

“Nëse duan që ai proces të ecë më shpejt, duhet të mbahen zgjedhje dhe më pas të krijohet koalicion i gjerë qeveritar dhe të përfaqësohen në mënyrë adekuate VMRO-DPMNE dhe LSDM dhe partitë e tjera politike, duke përfshirë edhe partitë politike shqiptare. Të gjitha bashkësitë etnike në qeveri, dhe ajo qeveri dhe ai Kuvend i sapozgjedhur, le ta përshpejtojë procesin për integrime evropiane, nëse vendos të ndryshojë Kushtetutën, le ta ndryshojë atë”, tha Trajanov.

Sipas tij, nuk është bërë asnjë koalicion dhe asnjë parti politike nuk ka deklaruar në strategjinë e saj zgjedhore se do të ndryshojë sërish Kushtetutën pa asnjë reciprocitet nga ana e Bullgarisë.voxnews.

Të fundit