24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Trajanov: Shqiptarët nuk janë më tepër se 20%, kemi dyshime te regjistrimi

Sipas Pavle Trajanov, kryetarit të Lidhjes Demokratike, rreth 90% e banorëve të cilët nuk janë regjistruar (132,269), që paraqet 7,3% nga numri i përgjithshëm i banorëve të evidentuar, janë me përkatësi etnike maqedonase. Sipas analizës së partisë së tij, Trajanov në emisionin “Studio 10” në Tv24, thotë se del që shqiptarët në Maqedoni janë vetëm 20% dhe për këtë përgjegjësi duhet të kenë liderët e tyre politik, transmeton Zhurnal.

“U gëzonin në atë që i’a arritën të dalin se janë 30% shqiptarë. Por, nëse 90% e të paregjistruarve janë maqedonas, atëherë sa do të jetë numri real i shqiptarëve? Do të jetë rreth 20%, bëmë analiza, por nuk duhet të gëzohemi në këtë. Shqiptarët i kanë të gjitha të drejtat. Cila është përgjegjësia e krerëve shqiptarë politik për qytetarët që kanë migruar nga Maqedonia, a sollën fabrika të punojnë të rinjtë, të ketë mirëkuptim mes të gjithë qytetarëve?”, pyet Trajanov.

Trajanov thotë se partia e tij ka patur informata insajdere që në kohën e operacionit statistikor se maqedonasit nuk duan të regjistrohen dhe se regjistrimi nuk do të jetë pasqyrim i gjendjes faktike. PRoblem shtesë do të jetë edhe ajo që Bullgaria do të ketë edhe një motiv që të bllokojë Maqedoninë në eurointegrimet.

“Regjistrimin e shfrytëzojnë për të bllokuar përsëri Maqedoninë, do të politizohet dhe do të jetë në dëm të interesave nacionale. Tani Qeveria duhet të dalë dhe të pranojë se ka patur lëshime të cilat duhet të korigjohen”, deklaroi Trajanov.

Nga numri i përgjithshëm i banorëve rezidentë, doli se maqedonasit janë 58,44 përqind, shqiptarët 24,3 përqind, turqit 3,86 përqind, romët 2,53, vllehët 0,47 përqind, serbët 1,3 përqind dhe boshnjakët 0,87. Si bullgarë janë deklaruar 3504 persona, që është 0,19% e popullsisë. Gjithsej bashkarisht me popullatën jorezidente, maqedonasit dolën të jenë 54,21 përqind, shqiptarët 29,52 përqind, turqit janë 3,98 përqind, romët 2,34 përqind, serbët 1,18 përqind, 0,87 janë boshnjakë si dhe vllehë 0,44 përqind./Zhurnal.mk

Të fundit