11/10/2024
16.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Trajektoria”, vazhdon pa u penguar nga statusi i PSP-së

Në fillim të seancës “Trajektorja”, avokatet kërkuan ndërprerjen e procesit deri sa të përfundoj procedura e shkarkimit të krye-prokurores speciale Katica Janeva. Kërkesa e palës mbrojtëse në këtë lëndë ishte që të pezullohet ky proces, në të kundërtën çdo hap i mëtejmë në lëndët e PSP-së, sipas tyre, do të jetë i jashtëligjshëm. Pas një konsultimi me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi kërkesat e palës mbrojtëse për përjashtimin e prokurores speciale Katica Janeva dhe prokurores së lëndës Lile Stefanova dhe seanca vazhdoi me dhënien e dëshmive.

Sipas kërkesave të përfaqësuesve ligjorë, Këshilli Gjyqësor nuk është kompetentë të merr vendim për heqjen e autorizimeve apo të përjashtimeve të prokurorëve specialë. Përderisa Këshilli i Prokurorëve Publik dhe Kuvendi mund ta bëj të njëjtën edhe procedura në lëndën Trajektorja do të vazhdoj.”- kanë theksuar nga Gjykata Penale

Avokati Elenko Millanov tha se në bazë të nenit 370 pika 1 e Kodit Penal, prokurorja speciale e kësaj lënde Lile Stefanova nuk ka autorizim të përfaqësoj organin e akuzës në krye me Janevën, përderisa Këshilli i Prokurorëve Publik ka ngritur procedurën për shkarkimin e saj, e dyshuar në rastin “Reket”.

Përderisa edhe kjo prokurore nuk është e përfshirë në atë rast, të paktën deri më tani kjo nuk dihet, ajo duke kaluar në procedurat dhe autorizimet e saj vjen deri në një situatë që mund të paraqitet si e dëmtuar në këto procese për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare në ato lëndë. Kjo çështje që mund të dëmtohet në vepra penale si përfaqësuese e saj vlerësoj se është bazë për përjashtimin sipas dispozitave që i theksova brenda në gjykatë.”- është shprehur Elenko Millanov, Avokat

Rasti Trajektorja gjendet në fazën e dëshmive materiale. Seanca e radhës do të mbahet me 16 shtator. Të akuzuar janë ish-Kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” Lupço Georgievski. Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 ndërmorën më shumë aktivitete me të cilat gjatë përzgjedhjes së kompanisë për ndërtimin e autostradës MIlladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këto shkelje kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 155 milion euro.

Adnan Qaili

Të fundit