29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Trajkovski: Fondet që i ngarkohen Zeqirit janë shumë më të vogla

Fondet që vihen në ngarkesë të të pandehurit Muhamed Zeqiri, nuk janë në atë vlerë që janë paraqitur fillimisht, deklaroi avokati Aleksandar Trajkovski.

Sipas Rrajkovskit me nxjerrjen e sotme të dëshmive nga ana e prokurorisë, ndërsa Muhamed Zeqiri, i cili ngarkohet për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe si nga njëri ashtu edhe nga dëshmitari tjetër, në mënyrë të veçantë, siç theksoi, personi zyrtar, sot është vërtetuar se mjetet financiare, që janë vendosur në ngarkim të të pandehurit Muhamed Zeqiri nuk janë në atë vlerë që janë parashtruar fillimisht.

“Fondet janë shumë më pak nga shkaqet që në deklaratat fillestare janë deklaruar se është shuma e plotë, megjithatë, sot u vërtetua se një pjesë e shumës është llogaritur tatimi personal dhe tatimi i vlerës së shtuar. Gjithashtu është vërtetuar se vlera që është paguar dhe puna që është investuar nga ana e shtëpive revizore që i kanë punuar dy lëndët kanë korresponduar me çmimin real dhe vlerën për çka është paguar shuma”, tha ai.

Lidhur me pyetjen të ndërlidhur me dëshminë e dëshmitarit Petko Dimitrov, menaxher i kompanisë “Prajs Uaterhaus Kupers”, i cili dëshmoi për mënyrën e lidhjes së marrëveshjes trepalëshe me Qeverinë dhe kompanitë “Interfajnens” nga Kroacia dhe “Interholding” SHPK Shkup, për atë nëse marrëveshjet janë lidhur jashtë procedurës së prokurimit publik, avokati është përgjigjur se është çështje juridike të cilën siç tha ai “do ta shpjegojmë gjatë procedurës, nuk ka të bëjë me pjesën ekonomike”.

Sipas mbrojtjes së zeqirit, dallimi mes shumës së parë dhe asaj aktuale është rreth 13 milionë denarë.

Në seancën e sotme, krahas Dimirovit, ka dëshmiuar edhe eksperti ekonomk Kiro Kostov, i cili foli për mënyrën, qëllimin dhe vlerat e pagesës të përfshira në kontratë.

Të fundit