Trajkovski: Një muaj më parë kisha informacione se do ndodhte “Monstra” – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Trajkovski: Një muaj më parë kisha informacione se do ndodhte “Monstra”

Zoran Trajkovski, i punësuar në MPB tha se për më tepër se një muaj para se të ndodhë vrasja e pesëfisht ka pasur informacione se do të ketë incident dhe se do të vuajnë njerëz të pafajshëm, përcjell Gazeta Express.

“Disa muaj para ngjarjes, diku 30-40 ditë mora të dhëna se në rajonin e Likovës përsëri janë paraqitur formacione parmilitare me uniforma. Ata më herët kanë pasur shenjën e UÇK-së, kurse këto tani kanë pasur shenjën e Iliridës. Kontaktova me Nikolla Spasovskin, shefin e atëhershëm të SPB-së Shkup, si dhe me Sinisha Aleksovskin. Nga dy burime kam marrë informacione se rreth festave të Veligdenit do të ndodh incident në të cilin do të vuajnë njerëz të pafajshëm. Mu tha se do të sulmohet stacioni policor ose njerëz të pafajshëm. Këtë e thash në inteligjencën ushtarake dhe deputetëve. Nuk i tregova burimet, por në asnjë moment nuk përmendej Liqeni i Smillkovës”, ka deklaruar Trajkovski, njofton Shenja.

Related posts

Gjenden 48 emigrantë në një mjet transportues në Vallandovë

Televizioni Koha

Todoroviqi do të dëshmojë për rastin “Reket”

Televizioni Koha

Taravari: Nuk është mirë Maqedonia të ketë vetëm vaksinë kineze, por edhe vaksinat tjera, qytetarët të mund të zgjedhin

Televizioni Koha

Leave a Comment