06/12/2022
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

TRAJNERI SHQIPTAR QË PO BËN EMËR NË FUTBOLLIN GJERMAN

Sporti në veçanti futbolli është një nga aktivitetet ku shqiptarët e diasporës kanë treguar suksese të jashtëzakonshme.

 

Në këtë mes hyn edhe trajneri shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut Lirim Mixhaiti i cili jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë ku ka dhënë një kontribut të madh në zbulimin e shumë talentëve të futbollit në klubet që ai ka drejtuar dhe po drejton tanimë në cilësinë e trajnerit profesionist.

 

 

Lirimi në një rrëfim tregon se me ardhjen e tij në Gjermani ndoqi ëndrrën e tij që ishte futbolli, dhe menjëherë u angazhua si futbollist në klube të ndryshme si në Tebe Berlin, Berlin AK 07, Optik Rathenau, Chemintzer FC, SV Yesilyurt, GW Brieselang, SW Spandau, WFC Corso 99/Vineta , Steglitz GB 1982 me të cilat klube ai ka marrë pjesë si futbollist profesionist në kompeticione dhe turne të ndryshëm Europian dhe në shtete të Azisë ku ka dëshmuar cilësitë e tij prej një futbollisti nga i cili pritej shumë por fatkeqësisht për shkak të një lëndimi serioz në shputën e këmbës së tij ai në moshë shumë të re në vitin 2004 pa dëshirën e tij detyrohet që të ndërpres karrierën e tij futbollistike duke mos e realizuar deri në fund ëndrrën që kishte të shkëlqente në futboll në klube edhe më të mëdha pasiqë i kishte të gjitha cilësitë dhe aftësitë fizike, teknike dhe taktike.

 

 

Edhe përkundër faktit që Lirimi u detyrua që të ndërpres karrierën e tij si futbollist pikërisht atëherë kur po ngritej ai nuk hoqi kurrë dorë nga futbolli përkundrazi vazhdoi që të japë kontributin e tij në këtë sport duke u angazhuar tanimē si trajner dhe ndihmës trajner në po ato klube ku kishte filluar karrierën si futbollist si në WFC Korso 99/Vineta, Steglitz GB 1982, dhe GW Brieselang ku këtij profesioni apo kësaj zeje i është qasur me seriozitetin më të madh dhe me përkushtim dhe synimi i tij është që në një të ardhme të afërt të menaxhojë klube edhe më të mëdha për të lënë gjurmë në futbollin gjerman.

 

 

Hapat e tij si trajner Lirim Mixhaiti thotë se i ka filluar duke udhëhequr futbollistët e rinjë në disa klube në vendin ku ai jeton dhe vepron aktualisht në kryeqytetin gjerman në Berlin. Nga këtu ka nisur rrugëtimi i tij si trajner dhe ambicia e tij është që të arrijë majat e suksesit në këtë fushë pasiqë është profesioni që i flen në zemër dhe këtë punë e bën me shumë dashuri vullnet dhe përkushtim, ai po ecë me hapa të sigurtë në zejen e trajnerit dhe nuk ka dyshim që një ditë Lirimin do ta shohim duke drejtuar ndonje skuadër të madhe më të cilin të gjithë ne si shqiptar do të ndjehemi krenar.

 

 

 

 

 

Të fundit