24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tramp e ka lëshuar brifingun për shkak të shtënave në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Tramp e ka lëshuar papritur sallën e konferencave, vetëm disa momente pasi filloi brifingu për koronavirusin dhe menjëherë pas kësaj u kthye në podium për t’u thënë gazetarëve se sigurimi e kishte hequr atë nga beifngu për shkak se ka pasur të shtëna në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.

“Do të doja të falënderoja shërbimin sekret për punën e tyre gjithmonë të shpejtë dhe shumë efikase. Njëherit, ka pasur të shtëna dhe dikush është dërguar në spital”, tha Tramp.

Siç tha ai, duket se personi është qëlluar nga shërbimi sekret “kështu që ne do të shohim se çfarë po ndodh”, shtoi ai dhe theksoi se ai nuk e di gjendjen e personit që u qëllua.

Një zyrtar i lartë i administratës konfirmoi për CNN se njeriu që hapi zjarr është në paraburgim.

Incidenti ka ndodhur në kufirin e Avenysë së 17-të Avenysë Pensilvania, pikërisht përballë Shtëpisë së Bardhë pranë Parkut Lafiet. mb/

Të fundit