24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tramp me video mesazh të ri: Kam mësuar shumë për Kovid-19, kjo është shkollë e vërtetë

Presidenti amerikan Donald Trump tashmë është duke u shëruar pas raportimit të infektimit me coronavirus. Ai po vazhdon aktivitet rreth fushatës elektorale rreth zgjedhjet presidenciale, por me kapacitetet më të kufizuara.

Në cicërimën e tij të parë të së dielës, i pari i shtetit amerikan ka ri-shpërndarë një video të njerëzve të mbledhur jashtë Qendrës Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed” dhe i falënderoi për mbështetjen.

“Faleminderit shumë!”, shkroi presidenti në llogarinë personale në Twitter, duke mos dhënë detaje rreth shëndetit.

“Unë me të vërtetë i vlerësoj të gjithë tifozët dhe mbështetësit jashtë spitalit. Fakti është, ata me të vërtetë e duan vendin tonë dhe po shohin se si ne po e bëjmë atë më të madh se kurrë më parë!”, shtoi presidenti.

Ai më pas ka bërë edhe një video të dytë ku ka shkruar se “ ky është një udhëtim interesant. Kam mësuar shumë për Kovid-19. Kjo është një shkollë e vërtetë”, ka theksuar ndër të tjera Tramp.

Ndryshe, shumë liderë botëror, por edhe të Kosovës i kanë uruar shërim të shpejtë Trumpit, i cili më 3 nëntor do të ballafaqohet me demokrati, Joe Biden, rreth zgjedhjeve presidenciale të ShBA-së.

Të fundit