29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tramp: Putini, Si, Kimi dhe Erdogani janë “shahistë të klasit botëror”

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se presidenti rus Vlladimir Putin, presidenti kinez Si Xhinping, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong-Un, “janë shahistë të klasit botëror”.

Duke folur në shtetin Uiskonsin, Trampi e kritikoi kundërshtarin e tij në zgjedhjet presidenciale, Xho Bajdenin, duke vlerësuar se nëse bëhet president ai nuk do të mund të përballet me liderët botëror, lajmëron Tass-i.

Sipas tij, Bajdeni nuk mund të bashkëpunojë me ta si partner i barabartë, sepse, siç tha, “nuk është në vitet e tij të mira”.

Bajdeni, nëse zgjidhet, do të jetë presidenti më i moshuar në historinë e SHBA-së, me 78 vjet. ar/

Të fundit