20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Trampi: Viti 2021 do të jetë vit fenomenal

Presidenti amerikan Donald Tramp vlerësoi se viti 2021 do të jetë fenomenal dhe do të kthehen të gjitha vendet e punës të cilat janë humbur si rezultat i virusit korona, duke theksuar se “fryma fitimtare e amerikanëve të dëshpëruar” tashmë mund të shihet pas “hapjes” të më shumë se 30 shteteve federale.

Trampi shfaqi optimizëm edhe krahas kësaj, siç tha, amerikanët janë të dëshpëruar sepse dëshirojnë të kthehen në punë pas disa javëve izolim dhe i paralajmëroi guvernatorët të lëvizin më shpejtë drejtë hapjes së ekonomisë, në të kundërtën vendi do të përballet me krizë më të madhe socioekonomike.

Në intervistën e gjatë për televizionin “Foks”, Trampi tha se disa shkencëtarë dhe guvernatorë ishin “joreal” dhe “absolutisht qesharak” në thirrjet e tyre që ta mbajnë të mbyllur ekonominë jostabile, kur më shumë se 33 milionë amerikanë i humbën vendet e tyre të punës për shkak të pandemisë me virusin korona.

“Ne e krijuam ekonominë më të fuqishme në historinë e botës, më të mirën që deri më tani e kemi pasur, tregues më të mirë për punësimin, bursa më të mira, parametrat afariste në çdo mënyrë”, tha Trampi dhe shtoi se SHBA-ja ka shkaktuar varësi te e gjithë bota.

Presidenti amerikan përsëri iu bëri thirrje guvernatorëve të tjerë që të lëvizin në drejtim të hapjes së ekonomisë.

“Vendet e punës do të kthehen, ato do të kthehen vitin e ardhshëm, ndërsa vitin e ardhshëm do të kemi vit fenomenal. Duhet të hapemi, tha ai, duke shtuar se fryma fitimtare tashmë duket sepse më shumë se 30 shtete kanë filluar të hapen dhe shumë fuqishëm të kthehen në skenë. Shumë shpejtë do të jenë më shumë”, shtoi Trampi.

Për shkak të epidemisë me virusin korona dhe masave të vendosura për parandalimin e përhapjes së infeksionit, në prill 20,5 milionë amerikanë mbetën pa punë, për çka shkalla e papunësisë u ngrit prej 4,4 në 14,7 për qind. fc

Të fundit