28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Transferimi i Grupit të Kumanovës në Kosovë, Lloga: Po punohet për kompletimin e dokumentacionit

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se në rrjedhë është procesi i kompletimit të dokumentacionit për transferimin e Grupit të Kumanovës, duke nënvizuar se dinamika e realizmit të transferimit varet gatishmëria dhe shpejtësia e veprimit të gjykatave dhe institucioneve të tjera në këtë rast dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Atë që kam marrë nga dokumentacioni në fjalë dhe që e kanë referuar punonjësit e administratës brenda në ministri është se disa nga kërkesat nuk janë të kompletuara. Kemi filluar me procesin e kompletimit të dokumentacionit pastaj fillon një nga një fazat, të cilat rrjedhin deri në momentin që duhet të kryhet edhe transferimi i tyre në burgjet e Kosovës”, deklaroi Lloga.

Sipas tij, i përket ndonjë afati kohor apo dinamike të realizimit, kjo nuk varet vetëm nga insitucionet e RMV-së. Ai tha se kjo procedurë ngërthen shumë institucione, si brenda vendit ashtu edhe në Kosovë.

“Pra, kemi të bëjmë me vendimet që duhet të njihen nga ana e Gjykatave në Kosovë, pra vendimet e plotfuqishme të cilat janë vendosur në Maqedoni të Veriut, varësisht nga gatishmëria dhe shpejtësia e gjykatave dhe institucioneve të tjera – në këtë rast edhe e Ministrisë së Punëve të Brendshme – do të varet dinamika e realizimit të procesit në fjalë”, nënvizoi Lloga.

Në pyetjen e REL-it, si çka kanë ndërmarrë pas kritikave të ambasadorit të BE-së, Devid Geer dhe ambasadorës së SHBA-së, Angela Aggeler dhe besueshmërisë së ulët në gjyqësor sipas IRI-t me vetëm katër për qind. Ai është shprehur i prerë se duhet të ketë përgjegjësi për ata gjykatës që i lanë të të vjetrohen lëndët ku janë të përfshirë zyrtarët e lartë.

“Për fat të keq te ky 4 përqindëshi besoj se duhet të jenë vetëm familjarët e gjykatësve dhe prokurorëve, sepse nuk ka asnjë logjikë tjetër që të jetë kaq e ulët besueshmëria nëpër këto institucione. Si letra e ambasadores së SHBA-së (Angela Aggeler), ashtu dhe shqetësimet e shprehura nga ana e ambasadorit të BE-së në Shkup, David Geer, janë në një vijë me atë që ne kemi thënë që nga dita e parë që kemi ardhur në Ministrinë e Drejtësisë. Dhe, në këtë pikë ne punojmë për zgjidhjet sistemore që mund të japin ndryshimet ligjore”, dekalroi ai.

Por, hallka e besueshmërisë së organeve gjyqësore nuk lidhet me Ministrinë e Drejtësisë pasi ajo nuk ka kompetencë të drejtpërdrejtë por ka të bëjë me një bashkëpunim që duhet të rritet, sikurse edhe niveli përgjegjësisë dhe transparencës në këto organe vendimmarrëse.

Është e vërtetë se gjyqësia në Maqedoninë e Veriut nuk po e kalon momentin më të mirë të saj. (REL)

Të fundit