18/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Transport pa dokumentacion përkatës, dënime për kompanitë e autobusëve nga Shkupi, Tetova dhe Kumanova

Nëpunësit e policisë nga Stacioni Policor për Vendkalimin Kufitar Tabanoc më 27 dhe 28 gusht të këtij viti kanë konstatuar mosrespektim të ligjeve te tre autobusë të cilët kanë kryet transport ndërkombëtar të udhëtarë.

Siç informon MPB-ja, gjatë kontrollit të autobusit me targa të Kumanovës i drejtuar nga R.A. (52) nga Kumanova, autobusit me targa të Tetovës i drejtuar nga B.K.(43) nga Tetova dhe autobusit me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.T. (67) nga Shkupi, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa poseduar dokumentacion përkatës.

“Nga ana e Inspektoratit Shtetëror për Transport janë shqiptuar sanksione përkatëse për shoferët dhe personat juridikë”, kumtoi MPB-ja.koha.mk

Të fundit