19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tre kiosqe janë djegur në “Kej 13 Nëntori” në Shkup

Pas inspektimit të kryer nga MPB-ja për MIA-n konfirmuan se në “Kej 13 Nëntori” në Shkup në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë djegur tre kiosqe, nga të cilat njëri është objekt hotelierik.

Zjarri është shuar nga ana e Brigadës së zjarrfikësve, por ende nuk dihen arsyet për shpërthimin e tij dhe sa është dëmi i shkaktuar material.

Nga Brigada e zjarrfikësve informojnë se kanë intervenuar me dy automjete dhe gjashtë zjarrfikës, në sipërfaqe të përfshirë me zjarr rreth 70 metra katrorë. Zjarri tërësisht është shuar rreth orës 06:30 minuta.

Zjarri është paraqitur në SPB Shkup sot në mëngjes orën 04:28 minuta. fb/

Të fundit