25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tre kompani të interesuara për të mbikqyrur korridorin tetë

Hapet tenderi i ri për përzgjedhjen e kompanisë për mbikëqyrjen e punës në
ndërtimin e Korridorit 8 në të cilin kanë aplikuar tre kompani.Ndërmarrja Publike
“Rrugët Shtetërore” ka afat prej 40 ditëve të përzgjedhë njërën prej 3 ofertave për
mbikëqyrje të Korridorit 8.Ndryshe, më herët ndërmarrja publike për “Rrugë
Shtetërore” anuloi tenderin në të cilin ishte përzgjedhur kompania IGH nga
Kroacia për të mbikëqyrur ndërtimin e autostradave të Korridorit 8, por tenderi u
anulua, për shkak se, siç bëri të ditur zv/kryeministri Artan Grubi, u zbulua se
kompania kroate IGH kishte lidhje me para ruse.Në tenderin e parë kishte aplikuar
edhe kompania amerikane HILL, e cila nuk fitoi pasi nuk kishte dhënë garanci
bankare në vlerë prej 2.6 milionë eurove.Oferta më e vogël është 18 milion euro
vetëm për mbikqyrje që ka arritur në rrugët shtetërore kurse më e madhja është 25
milion euro.
Duke patur parasysh këto procedura, me siguri edhe gjatë muajit nëntor nuk do të
fillojnë punët për ndërtimin e korridorit tetë./Tv Koha/

Të fundit