28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tre komuna nuk kanë kursyer aspak rrymë

Në shtator të këtij viti, Qeveria, gjykatat, Kuvendi, presidenti i Shtetit, EMV dhe
MEPSO kanë kursyer gjithsej 20 për qind të energjisë elektrike në krahasim me
muajin e njëjtë të vitit të kaluar.Sipas analizës së paraqitur sot nga ministri i
Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, nëse merren parasysh të dhënat e konsumit vetëm
të ndërtesave administrative të Ministrive, Presidentit të Shtetit, Kuvendit,
Qeverisë EMV dhe MEPSO, kursimi i energjisë elektrike është 25 për qind.
Njëkohësisht, gjashtë subjekte kanë ulur konsumin e energjisë në muajin shtator,
por nuk kanë arritur kursime prej 15 për qind sipas detyrimeve, ndërsa subjektet e
mbetura kanë realizuar kursime prej 15-73 për qind, shumica prej 25 në 35 për
qind.Vetëm, siç tha Bekteshi, ndërtesa administrative e Ministrisë së
Vetëqeverisjes Lokale ka rritur konsumin e energjisë për 81 për qind, kurse
kursimi më i madh është bërë në objektin administrativ të EMV prej 75 për qind.
Kursimi i energjisë elektrike në ndërmarrjet në pronësi shtetërore është tetë për
qind dhe mbulohen gjithsej 17 kompani shtetërore. Nga ana tjetër, komunat, të cilat
kishin rekomandim për kursim të energjisë elektrike, në shtator e kanë ulur
konsumin e energjisë elektrike për gjithsej 29 për qind, krahasuar me të njëjtin
muaj të një viti më parë.
“Sipas të dhënave, kursimi i energjisë elektrike në ndërtesën e Qeverisë është
25 për qind, në MPB 21 për qind, në Ministrinë e Kulturës 40 për qind,
Ministrinë e Arsimit 35 për qind, Ministrinë e Sistemit Politik 22 për qind,
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve 30 për qind, Ministria e Punës dhe
Politikës Sociale 36 për qind, Ministria e Financave 32 për qind dhe Ministria
e Ekonomisë 30 për qind”, deklaroi Bekteshi.
Siç theksoi Bekteshi, kursimet më të vogla janë bërë në ndërtesën administrative të
Ministrisë së Shëndetësisë prej dy për qind, e ndjekur nga Ministria e Punëve të
Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes me nga tetë për qind kursime.Sipas analizave,
Kuvendi ka kursyer 29 për qind të konsumit të energjisë elektrike, ndërsa
Presidenca 17 për qind.Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, gjatë raportimit
lidhje me kursimin e energjisë elektrike nëpër institucione, ka treguar se
komuna e Haraçinës, Gostivarit dhe Sveti Nikollës nuk kanë kursyer aspak rrymë
në shtator./Tv Koha/

Të fundit