29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tre persona humbin jetën prej bombolës së gazit

Tre persona kanë humbur jetën prej bombolës së gazit gjatë mesditës së sotme, teksa një i katërt ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Ostren i Madh, në Bulqizë, në një banesë, ku viktimat janë pjesëtarë të një familjeje.

Nga të dhënat paraprake flitet për tre persona të cilët janë gjetur të vdekur paraditen e sotme dhe një person tjetër të plagosur rëndë, si pasojë e rrjedhjes së bombolës së gazit.

Konkretisht viktimat janë nëna Rajmonda Tola, rreth 40 vjeçe, djali Fatjon Tola 14 vjeç dhe vajza 19 vjeç, emri i së cilës nuk është bërë me dije.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që detajet janë ende të pakta, ku në vendin e ngjarjes është dërguar një ambulancë.

Sakaq e plagosur ka mbetur vajza tjetër e familjes e moshës 16-vjeçare, gjendja e të cilës paraqitet kritike.

Të fundit