Tre raste të reja me koronavirus- gjithsej 70, një paciente në gjendje kritike - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Tre raste të reja me koronavirus- gjithsej 70, një paciente në gjendje kritike

Gjithsej të testuar nga koronavirusi sot janë 43 persona, ku tre janë pozitiv, që do të thotë se numri në total i të infektuarve në vend është 70. Numri i pacientëve do të rritet. Të gjitha pacientët janë me fotografi stabile klinike, të lehtë deri të mesme. Pacientja e cila është në ventilim mekanik në Klinikën për sëmundje infektive është në fazë kritike, ka thënë sot në konferencën për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai ka thënë se nga tre rastet e konfirmuara sot, njëra paciente ka udhëtuar në Serbi, e dyta është gjyshja e fëmijës katërvjeçar të prekur nga koronavirusi dhe një pacient nga Shkupi.

“Të infektuar nga koronavirusi ka në Shkup, Dibër, Gostivar, Shtip dhe Ohër”, ka shtuar Filipçe.

Related posts

ZYRTARE/ Shtyhet starti i Moto GP, shkak koronavirusi

Televizioni Koha

Qeveria i shton masat: Mbyll qendrën e skijimit në Mavrovë dhe kalimet kufitare me Shqipërinë

Televizioni Koha

Prej sot qytetarët e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit detyrimisht me maskë, facoletë apo shall

Televizioni Koha

Leave a Comment