20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tre të vdekur brenda pak orëve, shkon në 5 numri i viktimave nga COVID 19

E hëna e kësaj jave nisi me një bilanc të rënduar të viktimave me COVID 19. Pas raportimit për vdekjen e 71-vjeçarit Kuçova mbrëmjen e të dielës, mëngjesin e sotëm u raportuan dy të vdekur nga Kavaja dhe Tirana.

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

“71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë 43-vjeçari nga Kavaja ndodhej në terapi intensive te Infektivi. Pas rëndimit të gjendjes gjatë mbrëmjes, ai ishte vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. 43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Po këtë mëngjes u raportua vdekja një 61-vjeçari nga Tirana, i cili ishte vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ai kishte sëmundje bashkëshoqëruese. 61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.oranews.tv/

Të fundit