24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tre të vdekur gjatë zjarrit në një spital rus

Tre persona e kanë humbur jetën në zjarrin që shpërtheu në një spitali në rajonin rus Tatarstan, njoftoi sot agjencia ruse TASS.

Edhe tre persona janë lënduar në zjarr, i cili shpërtheu gjatë natës në qytetin Zelenodolsk, rreth 650 kilometra në lindje të Moskës, ndërsa 88 pacientë dhe personel spitalor janë evakuuar dhe janë të sigurt.

Sipas hulumtuesit, zjarri ka shpërthyer në hapësirën në të cilën ka pasur katër pacientë, ndërsa besohet se arsyeja për zjarrin ishte një qark i shkurtër në rrymë.

Para dy javëve gjashtë persona e kanë humbur jetën në zjarrin në spitalin në Shën PEterburg, ndërsa arsyeja për zjarrin ishte një defekt i respiratorit.

Paraprakisht në fillim të muajit, 11 persona i kanë humbur jetët gjatë një zjarri në spital në qytetin Krasnogorsk, në perëndim të Moskës. fb/

Të fundit